
Të mërkurën e 29 nëntorit në Prishtinë, është vrarë Liridona Ademaj. Detajet e para të rastit u tha se kishte të bënte me një tentim-grabitje.
Por, dy ditë pas, tre persona u arrestuan, njëri prej tyre bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.
Për rastit ka reaguar edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
“I tmerruar nga një rast tjetër i vrasjes brutale të një gruaje afër Prishtinës – ndërsa shënojmë 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në familje. Alarm për të gjithë ne” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.