
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Takimi u cilësua “produktiv” nga OSBE-ja, e cila njoftoi se vazhdon të mbështesë dixhitalizimin e proceseve zgjedhore në Kosovë.
“Zgjedhjet transparente varen nga institucionet e forta dhe infrastruktura moderne,” tha McGurk, duke theksuar rëndësinë e përgatitjeve para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.