Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shefi i stafit të Osmanit e quan Vuçiqin të marrë: Ai duhet ta ndërrojë dillerin

Gazeta10
22 April 2023 - 18:49

Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq pasi ky i fundit ka akuzuar vendet e QUINT-it si “gënjeshtarë” dhe sot gjatë gjithë ditës nëpër media ka folur për “pushtim të plotë të veriut” pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit.

Vela thotë se deklarimet e tilla tregojnë se presidenti serb është totalisht i marrë.

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani tutje ka thënë se Vuçiq duhet ose të ndryshojë “dillerin” e tij ose të ndërrojë skriptën që po përdor.

“Vuçiq po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të forte”, ka shkruar Vela./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.