Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i Zyrës së Konjufcës i reagon Listës Serbe për vizitën në Beograd

Gazeta10
26 October 2022 - 18:10

Shefi i stafit të Zyrës së Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj vizitës së nesërme Listës Serbe.,në Beograd.

Kërceli përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se janë bërë katër muaj që partia e Goran Rakiqit, e bojkoton Kuvendin e Kosovës, derisa do të mungojnë edhe në seancën e nesërme meqë do të udhëtojnë drejt Beogradit.

Ai ka thënë se është mirë t’i rikujtohet publikut vendor e ndërkombëtar se Lista Serbe vazhdon të konsultohet dhe të mbajë punimet vetëm në Beograd.

“Me këtë rast është mirë të i rikujtojmë dhe rikonfirmojmë publikut të gjerë vendor e ndërkombëtar se Lista Serbe vazhdon të mbaj konsultimet dhe punimet e saj vetëm me dhe në Beograd!”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.