Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shefja e USAID e kërkon Asociacionin në emër të Presidentit Biden, thotë se kushtet janë bërë të qarta

Gazeta10
12 May 2023 - 15:49

Shefja e USAID’it, Samantha Power, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti sot ka dhënë mesazhet e Administratës Biden për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e fundit të arritur mes dy vendeve.

Ajo tha se ka pasë bisedime të gjera dhe ka theksuar se është urgjente krijimi i Asociacionit dhe zbatimi i marrëveshjes.

“Si përfaqësuese e Administratës së Biden kam ardhur që të përforcoj mesazhin që Administrata e Biden e ka thënë në lidhje me rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të cilat do të prodhojë një normalizim që do të jetë tejmase i rëndësishëm për Kosovën dhe Serbinë. Normalizimi do të jetë i dobishëm për biznesin”.

Ajo tha se shpreson që Kosova dhe Serbia të shkojnë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE me propozime.

“Kemi pasë bisedime të gjera në orët e fundit në lidhje me urgjencën e krijimit të Asociacionit, si dhe urgjencën për zbatimin e plotë të të gjitha aspekteve të marrëveshjes. Kemi shpresë që palët do të kalojnë në fazat e ardhshme të dialogut me propozime specifike”.

“Zgjedhjet politike që i kemi para vetes janë shumë të vështira. Në emër të SHBA dhe Biden dua të nënvizoj edhe njëherë urgjencën për të lëvizur përpara me implementimin dhe po ashtu rëndësinë e diskutimeve të ndërmjetësuara nga Lajçak. E kemi bërë të qartë përmes Chollet dhe Escobar i kemi cekur cilat janë parimet dhe besoj që në çdo Asociacion duhet t’i përmbahen atyre kushteve dhe kemi besimin që me sinqeritet dhe këto çështje të zgjidhen në mënyrë specifike dhe të ndihmojnë në progres dhe mund të bëhen avancime të mëdha në ditët në vijim”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.