Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sheholli: Lista Serbe e di që nuk ka më barrikada – andaj po kërcënojnë me largim nga institucionet 

Gazeta10
31 August 2022 - 23:19

Fatmir Sheholli – Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka thënë që Lista Serbe e di që nuk mund të vendosin më barrikada, andaj po kërcënojnë me tërheqje nga institucionet e Kosovës. 

Sheholli sonte në Prime Time, tha se tërheqja e tyre nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ishte rrezik i madh, pasi që paralizimi i shtetit do të ishte shumë e rëndë, raporton Gazeta10. 

Lista Serbe, e di që më nuk mund të vendosë në rrugë. E ka këtë nga Komandanti i KFOR-it, janë të vetëdijshëm që nuk mund të vendosin barrikada, pra janë vendosë në konceptin politik – lirimi i pozicioneve në institucione, e që do të ishte rrezik i madh”, ka thënë ai. 

Sheholli më tej ka thënë se u kanë bërë thirrje Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani, që t’i vizitojnë komunat serbe, dhe t’i dëgjojnë hallet e tyre./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.