
Disa qytetarë serbë kanë protestuar të enjten në vendin ku ndodhet një nga nëntë barrikadat e ngritura, pas arrestimit të ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, më 10 dhjetor.
Për këtë njohësit i zhvillimeve në veri, Fatmir Sheholli tha se pjesëmarrja në këtë protestë ishte më e madhja e organizuar ndonjëherë nga serbët e veriut, shkruan Gazeta10.
Ai madje tha se në protestë morën pjesë edhe protestues nga Serbia të cilët ishin futur në Kosovës përmes pikës kufitare të Jarinjes.
“Prej kur i përcjell këto protesta si kësaj radhe s’ka pas më shumë. Kanë ardhur nga të gjitha anët e Kosovës. Ka pasur protestues edhe prej Serbisë, që janë future në Kosovë nga Jarinja”, tha Sheholli në Politiko. /Gazeta10