Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shembet ura pas vërshimeve në Deçan

Gazeta10
21 November 2022 - 8:54

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar se në fshatin Vranocë të Deçanit për shkak të vërshimeve të mëdha një urë është shkatërruar, raporton Gazeta10.

Banorët e këtij fshati shprehen të shqetësuar për këtë duke thënë se ura është bllokuar tërësisht për kalim.

“Ura ka qenë e dëmtuar qysh nga viti 2017 por me një masë më të vogël, tash pas reshjeve të shiut ura është dëmtuar prapë deri në atë masë sa që ka ardhur policia edhe inspektorët komunal i kanë vendosur shiritat pasi që është e pakalueshme. Pra pas reshjeve, me sugjerim të inspektorëve dhe policisë ura është mbyllur. Ka pasur gjithë natën reshje shiu, tani janë ndërprerë pak duket me qetë pasi që tani ka filluar reshja në bjeshke e borës, tani ura është rrënuar edhe fëmijët duhet të shkojnë rrugëve edhe më të gjata. Dëme të tjera nuk ka pasur në prona private.”, ka thënë një vendas.

Banori thotë se është bërë kërkesë që të rregullohet ura edhe më herët por nuk kanë parë ndonjë përgjigje konkrete, madje thotë se kryetari i komunës i ka thënë se qeveria nuk i ka dhënë buxhet aq sa për të zgjedhur edhe këtë problem të qytetarëve.

Sipas këtij banori 150 persona janë në pjesën tjetër të fshatit dhe shkatërrimi i kësaj ure i ka bllokuar për të kaluar në pjesën tjetër të fshatit./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=pzgup-k1RF8

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.