Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Shëndetësia kosovare në krizë, Gjilani e Vushtrria mbesin pa anasteziologë (Video)

Gazeta10
14 September 2022 - 18:43

Kronika: Luljeta Beselica. Kamera: Rexhep Gashi & Deurit Shaljani

Numri i vogël i anesteziologëve në QKUK, ka krijuar tollovi në këtë institucion shëndetësor.

Mungesa e tyre kishte filluar të vërehet qysh më 2020-ën.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, aktualisht janë vetëm 48 anesteziolog, përderisa brenda 24 orëve këtu bëhen 68 intervenime. Sipas drejtuesve të këtij reparti, QKUK-ja ka nevojë edhe për 70 anesteziologë, e vetëm gjatë këtyre 8 muajve të këtij viti janë realizuar 9748 intervenime”.

Në vitin 2021 në QKUK, janë kryer 17 mijë e 94 intervenime.

Përderisa edhe vet drejtori i Anestezionit kishte alarmuar SHSKUK-n si dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për mungesën e anesteziologëve.

Spahija më tej ka shtuar se numri i pamjaftueshëm e këtij stafi ka detyruar këtë klinikë që ta zvogëlojë edhe numrin e ndërhyrjeve.

Pos QKUK-së, edhe spitalet rajonale janë duke u ballafaquar me këtë problem.

Me 6 anesteziologë operon spitali i Gjilanit, ndërsa njëri pensionohet pas një muaji. Vetëm gjatë vitit të kaluar në këtë spital janë kryer 1253 operacione.

E në Spitalin e Vushtrrisë është i punësuar me kontratë pune të rregullt vetëm një  specialist i kësaj fushe ndërsa ka të angazhuar në kujdestari 3 specialistë anesteziolog.

Ndërsa më 2021 në këtë spital janë kryer 1782 intervenime kirurgjike.

Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë përmes një përgjigjeje me shkrim ka thënë se shumë shpejt do të marrin hapa konkret lidhur me këtë çështje.

“Ministria e Shëndetësisë, është në proces te transformimit te sistemit shëndetësor në vend, në këtë drejtim, shumë shpejt do te bëjmë edhe hapat konkret te avancimit te stafit mjekësor, duke u bazuar në mungesën e profileve te mjekeve, e ku këtu hynë edhe çështja e anesteziologëve”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
24 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.