Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shëndetësia në krizë për mjekë (VIDEO)

Gazeta10
01 January 2023 - 19:23

Raporti:Arbenita Ilazi

Trendi i ikjes së punëtorëve shëndetësorë vazhdoi edhe gjatë vitit 2022. Institucionet publike shëndetësorë punuan në mungesë të stafit, derisa u alarmuar edhe për rrezikun e mbylljes së disa reparteve. Përfaqësues të punonjësve shëndetësorë kërkuan nga ekzekutivi që te merrë masa, në mënyrë që ky trend i largimit nga vendi të mos rritet gjatë 2023-tës.

Për një vit, dy ministra, shumë premtime, e pak punë

Filloi me Rifat Latifin në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, e mbaroi me Arben Vitinë.

Viti 2022 e gjeti sektorin e shëndetësisë në gjendje të brishtë.

Qindra punëtorë shëndetësorë edhe këtë vit lëshuan Kosovën, për një jetë më të mirë jashtë vendit.

Derisa u alarmua se një pjesë e reparteve janë në prag të mbylljes për shkak të mungesës së stafit.

Në mungesë të punëtorëve shëndetësorë kanë ofruar shërbime edhe Qendrat e Mjekësisë Familjare, e spitalet rajonale.

Derisa, për mungesën e stafit, alarmuan edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës, nga e cila thanë se numër i madh i mjekëve po lëshojnë vendin, për shkak të kushteve jo të mira të punës e pagave të ulëta.

Po ashtu nga Sindikata e punëtorve të QKUK-së kanë thënë se vetëm gjatë këtij viti 500 infermierë janë larguar nga Kosova derisa kanë paralajmëruar se 1 mijë 500 të tjerë pritet ta lëshojnë vendin gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërsa, përkundër nevojave të të gjitha institucioneve shëndetësore për staf, nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se Qeveria e Kosovës ka buxhetuar 300 pozita të reja për profesionistë shëndetësorë në Kujdesin Parësor Shëndetësorë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka buxhetuar 300 pozita të reja për profesionistë shëndetësorë në Kujdesin Parësor Shëndetësore dhe 100 pozita të reja për profesionistet shëndetësorë në kujdesin dytësor dhe tretësor, ku punësimi i tyre do të bëhet në përputhje me ligjet respektive në fuqi përmes konkurseve të institucioneve.

Përfaqësuese të punëtorëve shëndetësorë kanë kërkuar nga ekzekutivi që të veprojë në mënyrë që edhe gjatë vitit të 2023 të mos ketë fluks të madh të punëtorëve shëndetësorë që do të largohen nga institucionet publike. / Kanal10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.