Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Shërbëtor pa kushte i Vuçiqit” – Nesho për Ramën pas dërgimit të draftit të Asociacionit (Video)

Gazeta10
09 June 2023 - 17:58

Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, duke komentuar draft statutin e Asociacionit të dërguar nga kryeministri Edi Rama, tha se Ramës nuk i takon të bëjë një gjë të tillë.

Nesho tutje në “Info10” , në Kanala10, tha se Edi Rama është një aventurier, një njëri që kërkon që situatat e tilla t’i kthejë në interes të tij.

“Rama tashmë ka gabuar duke rënë në marrëveshje me Vuçiqin për të ndarë kombin shqiptar”, tha Nesho.

Sipas tij një hap i tillë nga Rama për dërgimin e draft statutit është vepër për t’i ngulur thikën Kosovës.

“Është një idiotësi e Ramës, një shërbim ndaj interesave të Vuçiqit dhe nacionalizmit të ri serb”, tha tutje Nesho.

Sipas tij kjo nuk i kontribuon fare Kosovës, por është për t’i treguar bashkësisë ndërkombëtare sesa elehtë është të bëhet njhet një gjë e tillë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.