Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shërbimi Korrektues njofton se një i burgosur ka vdekur në aksident trafiku, ishte duke shkuar në punë

Gazeta10
30 January 2024 - 15:35

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në një aksident trafiku ka vdekur i burgosuri, F.A.

Ai ishte duke u mbajtur në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, prej ku kishte dalë në mëngjes për të shkuar në punë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A. I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku  kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat.”

SHKK i ka shprehur ngushëllie familjes dhe të afërmve të tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.