
Pavarsisht deklaratave të qeverisë për ndalimin e pagave për shërbyesit civil edhe sot ka vazhduar greva në institucionet publike. Administra në komunë, çerdhet e shkollat janë disa nga institucionet që nuk po e ndalin grevën, raporton Gazeta10.
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, është raportuar me lidhje direkte nga komuna e Prishtinës për vazhdimin e grevës.
“Jemi këtu para objektit të komunës së Prishtinës ku kemi ardhur për të parë se a po respektohet greva dhe po e shohim se të gjithë janë në greva përpos pjesës ku është aparatura për tërheqjen e disa dokumentave identifikuese…”, tha gazetarja në terren.
“Jemi duke pritur rreth 30 për disa dokumente por si duket nuk paska punë, kjo grevë është normale sepse kanë rroga 200-300 euro vetëm le të na paralajmrojnë”, tha një qytetar.
Kujtojmë që shërbyesit civil i janë bashkuar grevës së thirrur nga BSPK duke kërkuar përfshirjen në ligjin për paga që nga data 25 gusht./Gazeta10.