Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sherifi: Alarmuese, Kurti legjitimoi sovranitet të dyfishtë me dokumentet serbe

Gazeta10
06 September 2022 - 23:52

Bilall Sherifi nga NISMA ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti me marrëveshjen e fundit për dokumente me Serbinë, ka pranuar ato në territorin e Kosovës.

Ai në Prime Time e ka quajtur alarmuese e skandaloze këtë marrëveshje të Kurtit, shkruan Gazeta10.

 “Albin Kurti heroi i luftës kundër marrëveshjeve e bisedimeve ka arritur marrëveshje për të pranuar si legjitime lëshimin e dokumenteve nga Serbia për në territorin e Kosovës. Kjo është për alaram. Sovraniteti brina s’ka, kush lëshon dokumente, autoriteti që ushtron sovranitetin. Kush po e ushtron sovranitetin? Serbia e Kosova. Pra, ky është sovranitet i dyfishtë. Kjo është skandal”, deklaroi Sherifi  në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.