
Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se Albin Kurti nuk ka hequr dorë nga shkatërrimi i Republiksë së Dytë në funksion të krijimit asaj Republikës së Tretë që ai e mendon.
“Republikën e Tretë nuk e di në çfarë territori e mendon, por ai vazhdimisht ka thënë se këto Dy Republika janë asgjë dhe duhet ta bëjmë të tretën. Tani nuk mund ta bëjsh të tretën pa e shkatërruar të dytën”, ka thënë Sherifi në emsionin ‘Gallatë’ në Kanal10.
Sherifi thotë se Albin Kurti e ka parë që shbërbërjen e ‘Shtetit Ahtisari’ nuk mund të arrijë përmes rrugës Kushtetuese dhe ligjore, atëherë sipas tij, Kurti ka gjetur rrugën tjetër për të shkatërruar atë që është ndërtuar deri tani duke shkaktuar situatë të krizave. /Gazeta10/
Deklaratën e plotë e gjeni në video…