Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sherifi: Në zgjedhjet e ardhshme NISMA do të hyjë në Kuvend

Gazeta10
07 September 2022 - 0:54

Ish-deputeti, Bilall Sherifi ka deklaruar se subjekti politik, NISMA do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, në çfardo kohe që mbahen zgjedhjet parlamentare, shkruan Gazeta10.

Ai në Prime Time ka treguar se janë në kontakte edhe me partitë tjera, mirëpo që nuk ka asgjë konkrete deri te dakordimi i ndonjë marrëveshje koalicioni.

“E di që në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato të mbahen NISMA do të jetë në parlamentit të Kosovës. Nuk thash ‘edhe vetë’, por, do të kthehemi në Kuvend. Nuk e di me sa mandate por, sigurisht do të jemi në Kuvendin e Kosovës në mandatin e ardhshëm. Ne jemi në kontakt me partitë tjera, mirëpo s’kemi diçka konkrete. Në 2015-2016 kemi pasur një marrëveshje me AAK-në, me ta kemi pasur zotime reciproke”, tha më tej Sherifi në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.