Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Shihen si remitencë” / Neziri: Roli i mërgatës është vendimtar për Kosovën, por kjo duhet të ndryshojë

Gazeta10
06 February 2025 - 22:24

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri, e ka quajtur vendimtar rolin e mërgatës në Kosovë, megjithatë ai ka thënë se kjo duhet të ndryshojë.

Ai ka thënë se deri më tani mërgata në Kosovë është parë më shumë si remitencë dhe kjo qasje duhet të ndryshojë.

“Roli i mërgatës është vendimtar po e quaj për Kosovën, ka qenë është dhe mbetet për momentin, mirëpo shpresojë që në të ardhmen të ndërrojë ky pozicion, për shkak se ne kur jemi larguar, kur kemi shkuar në Gjermani në vitin 1997, kemi shkuar për rrethana të ndryshme, komplet tjera, jo sikur tani në këtë situatë që jemi”, ka thënë Neziri.

Tutje, Neziri në emisionin “Politiko” ka thënë se ka pasur kërkesa të shumta, gjatë fushatës, nga qytetarët e Kosovës të cilët kanë kërkuar që të mos largohen të rinjtë nga vendi.

“Qytetarët e Kosovës, që unë takoj çdo ditë, janë ata që kërkojnë që të mos largohet rinia, mos të ketë mërgatë në vitet e ardhshme, në vitet që vijnë për shkak se neve nuk na duhet të kemi rini jashtë vendit”, tha tutje Neziri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.