
FC Prishtina ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për kryendeshjen e xhiros së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, shkruan Gazeta10.
Ndeshja Prishtina – Ballkani do të zhvillohet të dielën (sonte), me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Prishtina renditet në pozitën e tretë në tabelë me shtatë pikë të grumbulluara pas tri xhirosh, ndërsa Ballkani ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. /Gazeta10/