Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shiu “kthen” qetësinë në Zubin Potok

Gazeta10
31 May 2023 - 18:13

Situatë e qetë është raportuar të jetë aktualisht në komunën e Zubin Potokut.

Reshjet e shiut kanë shpërndarë edhe protesuesit të cilët gjatë ditës së sotme ishin më të paktë në numër.

Siç ka raportuar gazetarja e Kanal10 nga kjo komunë, Gentina Gashi edhe disa patrulla të njësiteve të Policisë së Kosovës janë larguar pas protestës së serbëve.

Ajo ka thënë se aktualisht vetëm një e tillë është duke qëndruar para objektit të komunës së Zubin Potokut.

Derisa, shumë pak metra më larg janë edhe ushtarë të KFOR-it të cilët po e monitorojnë situatën në këtë komunë, shkruan Gazeta10.

“Protestuesit janë shpërndarë, situatë krejt e qetë nga ajo e Zveçanit. Ne jemi media e vetme që ndodhemi aktualisht këtu. Para pak minutash një qytetare serbe e moshës së vjetër, në momentin që na pa se jemi media nga Kosova, e vendosi flamurin serb menjëherë në afërsinë time. Kemi hasur edhe në vetura pa targa.”, njoftoi gazetarja Gashi në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.