Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkaktoi zjarrin në Shëngjin dhe hoqi kamerat, arrestohet 57-vjeçari

Gazeta10
04 July 2026 - 21:19

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se shkaktoi zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në malin e Shëngjinit, ndërsa më pas tentoi të fshihte provat.

Sipas Policisë shqiptare, ngjarja ndodhi më 3 korrik në vendin e quajtur “Sagë”, ku shtetasi B. A. dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbeturina pranë subjektit të tij tregtar.

Flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në zonën pyjore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Gjatë përhapjes së zjarrit, në terren ndodhi edhe një shpërthim, i dyshuar se u shkaktua nga një predhë luftarake e pashpërthyer, e cila shpërtheu si pasojë e temperaturave të larta.

Si pasojë u plagos lehtë A. U., 30 vjeç, pasagjer në një automjet që po kalonte në zonë. Ai mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2CNN.

Nga hetimet rezultoi se i dyshuari kishte hequr DVR-në e kamerave të subjektit të tij, veprim që dyshohet se është kryer për të penguar zbardhjen e ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve procedurale, B. A. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.