Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VLEN’i e nxjerr dronin për të treguar nisjen e punimeve për 10 km të mbetur të autostradës Shkup- Bllacë, s’ka afate kur kryhet

Gazeta10
04 July 2026 - 21:54

Përmes një video në Facebook, VLEN ka thënë se arteria kryesore e korridorit Kosovë-Maqedoni e Veriut në autostradën Shkup-Bllacë, po bëhet realitet.

Bilall Kasami, nga kjo parti, ka deklaruar se nga e hëna do të nisin punimet për 10 kilometrat e fundit të mbetur në pjesën Shkup – Bllacë.

‘’edhe një premtim po bëhet realitet. Shkupi dhe Prishtina po lidhen me autostradë. Nga e hëna me nënshkrimin e kontratës për realizimin e punimeve të 10 kilometrave të mbetur nga Shkupi për në Bllac, do të nisin punët intenzive që kjo arterie kryesore e korridorit Kosovë – RMV të bëhet realitet’’’, ka thënë ai.

Kurse Izet Mexhiti, ka deklaruar se pika kufitare në Bllacë, është pika më e frekuentuar.

‘’Me ardhjen e VLEN’it në qeveri, një ndër projektet e para ka qenë one-stop shopi Bllacë dhe Jazhincë, dhe sot jemi këtu në pikën kufitare të Bllacës, e cila është pika me frekuente në RMV’’, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.