
Në rajonin e Kaçanikut, gjatë kontrolleve në terren për mbrojtjen e pyjeve, policia ka hasur një rast të dyshuar të prerjes së paligjshme të druve.
Sipas njoftimit në Facebook, një automjet i tipit “pikap” me targa vendore është ndalur pasi drejtuesi i tij ishte duke prerë dru me motosharre dhe duke i përgatitur për transport.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, është hapur rast për “Vjedhje e pyllit”.
I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti është liruar.
Motosharra e përdorur është sekuestruar nga autoritetet.
“Gjatë veprimeve në vendngjarje janë identifikuar edhe dy pikap tjerë me targa vendore, ku drejtuesit posedonin motosharra. Automjetet janë liruar, ndërsa motosharrat janë konfiskuar. Ndaj drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar tiketa kundërvajtëse për drejtim të automjetit me regjistrim të skaduar”, thotë PK.