Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkarkime rrufesh dhe shi, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gazeta10
18 August 2024 - 20:50

Nga java që po vjen, Kosova nuk do t’i përjetojë temperaturat përvëluese, që ishin deri më tani.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të lëvizin deri në 31 dhe 32 gradë Celsius.

Parashihen edhe reshje shiu gjatë gjithë javës, e edhe shkarkime rrufesh.

“E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të përcjellura me rrufe. Disa zona të izoluara rrezikohen nga breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“E martë – Mot kryesisht i ngjashëm, por me ulje të lehta të temperaturave kryesisht në vlerat e maksimaleve. Parashihen riga shiu të përcjellura me rrufe, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”.

“E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende- vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”.

“E enjte – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”.

“E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-3m/s”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.