Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkarkohet kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi

Gazeta10
25 January 2023 - 16:20

Arianit Jakupi, nuk është më kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Ai është shkarkuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kuvendi, me 29 vota pro.

25 delegatë kanë qenë kundër shkarkimit të tij dhe dy të tjerë kanë abstenuar.

Arsyeja e shkarkimit është se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.

Oda e Farmacistëve tash për tash mbetet pa kryetar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.