Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkatërrohet sasi e madhe e drogës në Prishtinë

Gazeta10
17 November 2025 - 16:18

Është shkatërruar sasi e madhe e narkotikëve, e cila ishte konfiskuar në raste të ndryshme penale.

Në njoftimin, thuhet se shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, në përbërje të të cilit kanë qenë përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia e Kosovës, në përputhje me procedurat standarde të veprimit.

Prokuroria e Shtetit, ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi janë shkatërruar këto sasi të substancave narkotike dhe sendeve të ndërlidhura:

• Marihuanë: 347 kg e 804.79 gram;

• Kokainë: 886.89 gram;

• Heroinë: 7 kg e 788.7 gram;

• Bimë kanabis: 8 copë;

• Fara kanabisi: 100 kg + 37.7 gram;

• Kërpudha narkotike: 155.7 gram;

• Monedha të letrës: 160 euro;

• Valixhe (çantë): 3 copë;

Procesi i shkatërrimit është realizuar në një ambient të licencuar, duke respektuar standardet ligjore dhe praktikat e sigurisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.