
Ishte protagonist kryesor në fitoret e skuadrës së tij ndaj dy skuadrave madriliene brenda tri javësh.
Fillimisht kundër kampionit në fuqi, Real Madridit, Edon Zhegrova bëri një paraqitje fantastike, ku u shpall lojtari i ndeshjes.
Ylli i Kosovës në atë ballafaqim nxorri një penalti, që në fund doli të jetë vendimtare që Lille arkëtoi pikët e plota në atë ballafaqim.
Ndaj yjeve të Realit, Zhegrova ishte i papërmbajtshëm më driblimet e tij, duke iu shkaktuar shumë probleme.
Me formë të njëjtë, sulmuesi i Kosovës vazhdoi edhe në “Metropolitano”, ku skuadra e tij mposhti Atleticon me shifrat 1-3.
25-vjeçari nuk e nisi këtë sfidë nga fillimi, por u inkuadrua në lojë në minutën e 16-të, kur ekipi i tij ishte në disavantazh.
Po zhvillohej minuta e 61-të e ndeshjes, ku topi ra në këmbët e Zhegrovës pas një kundërsulmi, dhe ai me një godtije precize e dërgoi topin në rrjetë.
Me pas Lille shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Jonathan David, për të arritur fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve.
Zhegrova me gjasë po kalon edicionin e tij të fundit te Lille, pasi interesimi për të nga skuadrat e mëdha evropiane është shumë i madh.