Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shkëmbi: Ne si komb na mungon durimi, trajnerëve duhet t’i tregohet më shumë besim

Gazeta10
05 November 2023 - 23:54

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth trajnerëve kosovarë dhe Superligës së Kosovës.

Të ftuar në studio janë, Liridon Leci, gjersa atij i bashkohet edhe Tahir Batatina, Debatik Curri, Jeton Gashi, Kujtim Zebica dhe Tahir Lushtaku. Në lidhje direkte janë të ftuar edhe Klodian Duro dhe Bledi Shkëmbi.

Gjatë diskutimin për dukurinë e shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar,  Bledi Shkëmbi, i cili potencoi një nga arsyet që shkakton këtë dukuri të shkarkimeve.

“Ne si komb na mungon durimi, andaj kjo shkakton shkarkimin e trajnerëve, të cilët në shumicën e rasteve nuk kanë faj, por bëhen “kurban” për disa kryesi” – tha ai.

Tutje, ai foli pak për trajnerët kosovar.

“Në Kosovë ka shumë trajnerë të mirë, madje trajnerët e rinj po dalin të jenë të mirë e po sjellin ndryshim. Duhet të përkrahen më shumë” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.