
Tema e ripërcaktimit të kufijve me Serbinë, përplasi ashpër panelistët e sotëm, që ishin anëtari i PSD-së, Zgjim Hysenin dhe aktivisti i shoqërisë civile, Durim Jasharaj në “POLITIKO’’.
Fillimisht, Hyseni ishte ai që në një debat me Jasharajn tha se do të përpjeket çdo herë për shkëmbim territoresh me Serbinë dhe se është krenar për këtë ide që ka mbështetur.
“Unë jam hi edhe kom djeg krejt partinë për shkëmbim territoreve dhe qashtu mendoj se duhet me ndodh sot. Po ta aprovoj jena hi në dialog për shkëmbim territoresh dhe kurgjo tjetër. Kena bë mirë. Po ta konfirmoj. Pse çka mendove që unë mbaj pozicion fillestar që po e dha a? Kush e bën këtë? Jam krenar për atë punë dhe më mbetët merak që s’kam mundur me bë. Kam me u përpjek tërë jetën për të.”, tha Hyseni.
Përderisa, Hyseni mbronte idenë që kjo parti kishte për ripërcaktim kufijsh me Serbinë, duke thënë se ishte krenar për këtë, Jasharaj e kritikoi ashpër duke i thënë se keni gënjyer publikisht sepse jeni bërë pjesë e një ekipi që ripërcaktimin se kishte as si ide.
‘’Në qershor 2018 kryetari i partisë tënde ka thënë Hashim Thaçi po fal territore. A je mirë o Zgjim, lem me kry ku ke pa me diskutu pa e dëgju tjetrin? Poentën e nxjerri unë jo ti. Pse po të dhëmbë e s’po më len me kry. S’I keni ndërru deklarata por keni rrejt publikisht, jeni bërë pjesë e një ekipi që s’ka pas në konceptin bazë më shkëmbye teritore. Keni gënjyer. S’përgjigjem, rrencave nuk iu përgjigjem, mashtruesve s’iu përgjigja. Keni rrejt, jeni angazhuar për ripërcaktim.’’, tha Jasharaj.
Hyseni nga PSD-ja, iu kundërpërgjigj ashpër duke thënë se është krenar për këtë, sepse mendon për Preshevën, e nuk qan për Leposaviqin.
“Mos ja fut kot. A po do me thënë që Dardani i ka ndërru dekalratat, a që jeni kanë gabim për ripërcaktim kufijsh. Ku e ki poentën? A i ka ndërru deklaratat, halllall i koftë. S’është e vërtet. Ajo marrëveshje ka pas me ardh në Kuvend me 2/3, Albini s’ka me ta pru hiç. A është më i mirë Asociacioni a ripërcaktimi, a duhet me u bë Asociacioni? Publikisht po du një përgjigje a je për Asociacion? Na kena sakrifikuar dhe jam krenar tërë jetën dhe ju që kani për Leposaviqin s’meritoni asgjë, unë përpjekem për Preshevën e s’kaj për Leposaviqin si ti. N’fund s’ta ndin as për Leposaviqin. Vajto për Leposaviqin, mu s’m dhimbet Leposaviqi, mendoj për Preshevën.”, tha Hyseni gjatë debatit.
Hyseni vazhdimisht e arsyetoi vendimin që kishin marrë atë kohë si parti, për ripërcaktimin e kufijve.
“Po du me konfirmu sikurse akuzë, unë e kam për krenari. Qeveria është anagazhu dhe e ka mbështetë Qeverinë Haradinaj për një punë dhe ka pagu kosto për këtë jena ku jena. Arsyeja është me marrë pjesë në dialog, ku krejt gjasat kanë qenë që po ecë përpara ripërcaktimi i kufijve. Bile na as nuk jemi fut në proces, pa u kuptu cilat janë gjasat e këtij procesi. S’e kemi parashiku që Haradinaj ka me qitë taksë 100 e procisi ka me u ndal. Arsyeja pse jena fut është qekjo dhe për çdo ditë që ka me marrë jetë pa njohje, ky procesi tjetër ka me tu rikuptimesu.’’, përfundoi ai.
Për të parë tërë përplasjen e dy panelistëve shikoni videon e më poshtme./Gazeta10