
Quditërisht nuk ka të bëjë me pastrimin e trupit por me gjendjen tuaj mendore.
Hulumtimet e 15 viteve të fundid tregojnë se njerëzit mund të kenë më shumë gjasa të kenë përparime krijuese ose epifani kur ata janë duke bërë një detyrë të zakonshme që nuk kërkon shumë mendim, në të cilën ju jeni në thelb në autopilot, shkruan National Geographic, transmeton Gazeta 10.
“Kur jeni në dush nuk keni shumë për të bërë, nuk mund të shihni shumë dhe ka zhurmë të bardhë (white noises). Truri juaj mendon në një mënyrë më kaotike. Proceset tuaja ekzekutive zvogëlohen dhe proceset shoqëruese përforcohen. Idetë sillen përreth dhe mendimet e ndryshme mund të përplasen”, tha John Kounios, një neuroshkencëtar njohës dhe drejtor i Laboratorit të Kërkimeve të Kreativitetit në Universitetin Drexel për National Geographic.
Kjo e lejon të mendoni lirshëm që ekspertët besojnë se kjo padyshim do të iu ndihmon në rikuperimin e mendimeve pozitive dhe gjenerimin e ideve të reja.
“Njerëzit gjithmonë befasohen kur kuptojnë se marrin ide interesante dhe të reja në momente të papritura, sepse narrativa jonë kulturore na thotë se duhet ta bëjmë atë me punë të palodhur,” thotë Kalina Christoff, një neuroshkencëtare konjitive në Universitetin e Kolumbisë Britanike në Vankuver.
Ajo gjithashtu shtoi se ky lloj mentaliteti është univerzal, shkruan National Geographic./Gazeta 10