
Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija sonte do të luajë për një tjetër mbrëmje magjike në arenën evropiane.
Pas një kampanje mjaft të suksesshme në Evropë deri më tani, Shkëndija sonte do të jetë nikoqir i Ludogorets, në ndeshjen e parë të play-offit për inkuadrim në grupet e Ligës së Evropës.
Skuadra nga Tetova tashme i ka siguruar grupet e Ligës së Konferencës, por synojnë një rang më të lartë të garave ndërkombëtare.
Që të dyja këto skuadra janë eliminuar në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, ndërsa tani do të luftojnë për një biletë në grupet e Ligës së Evropës.
Shkënija në rrethin e parë kualifikues arriti fitore kundër The Neë Saints, e më pas eliminoi Steauan e Bukureshtit, ndërsa në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve u mposht nga Qarabagu.
Ndërkohë, Ludogorets fillimisht mposhti Dinamo Minsk dhe Rijekën, por u eliminua nga Ferencvaros.
Kjo do të jetë hera e parë që Shkëndija do të luajë në grupet e një kompeticioni evropian.
Kjo përballje luet në “Tose Proeski Arena” me fillim nga ora 20:00.