Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Shkolla shqipe në Belgjikë” – Ademi: Kemi hapur shkollë ku në të janë 105 nxënës

Gazeta10
11 December 2024 - 8:41

Shoqata “Iliriada” në Belgjikë ka hapur shkollën e parë shqipe përkatësisht në Antwerp, ku shumë shqiptar janë bashkuar për të ruajtur kulturat.

Këtë e tha për televisionin Kanal10, kryetari i shoqatës “Iliriada”, Ismet Ademi.

Ai shtoi se stafi i kësaj shkolle punon me përkushtim dhe në mënyrë vullnetare në këtë shkollë, raporton Gazeta10.

“Sa i përket shkollës jemi mirë të organizuar dhe kemi një ekip të përkushtuar në krye të saj qëndron drejtori i shkollës, ndërsa stafi ynë përbëhet nga tre mësues dhe dy asistente, të gjitha këto zonja në shkollën tonë janë duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe janë duke punuar vullnetarisht në shkollë”, tha ai për Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.