Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shkon në 13 numri i minatorëve të Trepçës të lënduar nga acidi

Gazeta10
17 January 2024 - 16:19

Ka shkuar në 13 numri i minatorëve të lënduar nga incidenti me acid në Minierën e Trepçës, raporton Gazeta10.

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, në të cilin edhe po trajtohen të lënduarit, thotë se dy nga ta patën lëndime serioze të syve.

”Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 13 minatorë. Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë. Ndërsa, 11 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.