Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shkrep 8 plumba dhe ik, Policia në Pejë kap 31 vjeçarin

Gazeta10
28 July 2023 - 16:29

Më datë 28 korrik 2023 rreth orës 06:10, Policia njofton se ka dёgjuar disa tё shtёna me armё zjarri nё rrugën “ Adem Jashari” nё Pejё.

Pas daljes në vendngjarje, patrulla policore ka vërejtur njё veturё me targa vendore e cila ishte duke u larguar. Policia i është vënë pas dhe pas njё kohe tё shkurtёr ёshtё arritur tё ndalohet dhe tё arrestohet personi i dyshuar: D.F. i lindur me 1992 mashkull/Kosovar”.

I dyshuari ka shtёnё nё drejtim tё veturës me targa vendore pronë e viktimёs, tё cilёs i ka shkaktuar dёmё materiale, por ka shpëtuar pa lëndime.

“Njësitet policore, pas njё hetimi tё shkurtër, kanё arritur ta gjejnё edhe armёn e cila dyshohet se ёshtё përdorur ne kёtё rast”, thuhet në komunikatën e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 or.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.