Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkrim emocionues i Gramoz Berishës, të mbijetuarit të masakrës së Suharekës, tani diplomat i Kosovës

Gazeta10
21 February 2023 - 23:05

Gramoz Berisha ishte vetëm 8 vjeç  kur ndodhi njëra prej masakrave më të mëdha në Kosovë, ajo e Suharekës ku ishin masakruar nga forcat serbe rreth 50 anëtarë të familjes Berisha.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook tregon se ende jeton me kujtimet kur nëna e tij i kishte rrëfyer tmerrin që kishin përjetuar.

“E mbaj mend si 8 vjeç, pak muaj pasi Kosova ishte çliruar, e urreja qe mami te tregonte historine tone. Te tregonte se si na kishin hedhur ne kamion per te na deguar ne varr, se si na e vrane gjithe familjen, apo se si shpetuam duke kercyer nga kamioni”, ka shkruar mes rreshtave Gramozi, transmeton Gazeta10.

Kujtojmë se Presidentja, Vjosa Osmani i ka ndarë medalje presidenciale të meritave për Gramoz Berishën në shenjë mirënjohje të sakrificës për larine, në përvjetorin e 15 të Pavarësisë.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.