Gazeta10

“Shkrumb e hi”, pamje nga fabrika e mjedrës që u dogj në Podujevë

Të dielën rreth orës 11:00 fabrika “Kastrati sh.p.k” që merrej me përpunimin e mjedrave në fshatin Kërpimeh të Podujevës, është përfshirë nga zjarri.

Lidhur me rastin nga Policia e Kosovës bënë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Pronari i kësaj fabrike, Valon Kastrati ka bërë të ditur se shkaktar i zjarrit ka qenë rryma.

Ai ka thënë se vlera e dëmit të shkaktuar është diku mbi 3 milionë euro.

“Shkaktarë është rryma, vlera e dëmit është diku rreth 3 milionë euro. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Zjarri nuk është shuar ende”, ka thënë Kastrati për Telegrafin.

Ai ka treguar se në këtë fabrikë kanë qenë të punësuar 22 punëtorë të rregullt dhe mbi 100 punëtorë sezonal.

Së fundmi në rrjetet sociale janë publikuar edhe fotografitë pas shuarjes së zjarrit, ku shihet se fabrika në fjalë është bërë shkrumb e hi.

Kjo fabrikë është thënë se ishte shumë e rëndësishme për industrinë e mjedrës në Kosovë e veçanërisht për fermerët e mjedrës, ku çdo vit ka eksportuar mbi 300 t mjedër të grumbulluar nga qindra fermer llapjan, të cilët kanë siguruar ekzistencën prej kësaj fabrike.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë