
Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka ndarë 200 mijë euro për ndërtimin e shtëpive apo renovimin e tyre pas vërshimeve që ndodhën në disa qytete të Kosovës.
Po ashtu, kjo shoqatë ka ndarë edhe 50 mijë euro për viktimat e tërmetit që ndodhi në Turqi e Siri.
Njoftimin për e kësaj ndihmë e ka bërë të ditur vetë shoqata në faqën e tyre zyrtare ne Facebook, shoqate thuhet që është bazuar në marrëveshjen që kanë me Fondacionin “Behgjet Pacolli” ku fondet e ndara nga kjo shoqatë dhe ato të fondacionit Pacolli do të bashkohen për t’i konkretizuar këto ndihma.
Ndryshe, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” zonat të cilat janë prekura nga vërshimet në Kosovë i ka ndihmuar edhe me pako ushqimore përmes aksioneve që ka organizuar.