Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Shota: Më keni bërë më të famshme se Albin Kurtin

Gazeta10
09 January 2023 - 9:12

Ish-banorja e BBVK, Shota Baraliu e ftuar në emisionin “Big Talk” këtë të diel tha se mendon që është keqinterpretuar.

“E qetë kam qenë. Atë ditë normal kur kam dal, kur i kam parë çka ka ndodhur me Shota Baraliun edhe jam gëzuar, edhe jam hidhëruar. Jam gëzuar që më paskan bërë më të famshme se Albin Kurtin, se njerëzit paguajnë mijëra euro me bo marketing, mua ma kanë bërë gratis për një diçka që nuk ka qenë shumë e rëndësishme besoj. Jam hidhëruar për disa sene që unë nuk kam mund t’i kthej përgjigje produksionit. Është fatale kur flitet gjithçka për ty, edhe penalizohesh që nuk e ke përballë atë person që t’i përgjigjesh, është shumë e tmerrshme”, tha ajo.

Sipas aktores ata që e kanë ftuar, e kanë ftuar për Shotën që e njeh i gjithë publiku.

“Gjithë produksioni kur ma ka bërë ftesën e kanë ditur që unë jam Shota Baraliu. Unë edhe nëpër intervista kur diçka nuk më ka pëlqyer, ja kam futur një të sharë, mua kjo më bën të veçantë, edhe ata s’kanë pritë që shkoj i fali teravitë unë aty”, shtoi ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.