
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Kreu i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqj, tha se pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese 48 orë, duke filluar nga ora 12 sot deri më 12 të hënën.
Radoniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, më 47.13%, ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës më 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës më 16.69% ka fituar 18 ulëse, dhe Aleanca më 6.74% ka fituar shtatë ulëse