Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shpallja e Shkencëtarit të Vitit “shkencë në vete”

Gazeta10
04 July 2023 - 19:56

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Profesori i inxhinierisë në fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, Blerim Rexha, ditë më parë e ka paditur Ministrin e Arsimit, për ndarjen e çmimit, “Shkencëtari i Vitit 2022”.

Përveç zvarritjes së procesit për gati gjashtë muaj, Rexha ka akuzuar ministrinë se e njëjta fillimisht kishte thënë se për këtë pozitë do të shpallen tre fitues, por që në fund vetëm një prej tyre e mori këtë çmim.

Një veprim të tillë, inxhinieri e quan arbitrar dhe të kundërligjshëm.

Televizioni ka dërguar pyetje në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por për dy javë nuk kanë kthyer përgjigje, deri në momentin që ministrja Arbërie Nagavci lidhur me këtë foli në një konferencë për medie, këtë të martë.

Sipas saj, profesori Rexha nuk i ka plotësuar kushtet për ta fituar çmimin në fjalë, derisa është shprehur e bindur se të njëjtin e ka merituar Valbona Mehmeti.

Konkursi për çmimin “Shkencëtari i vitit”, është hapur në dhjetor të vitit 2022, rezultatet e të cilit kanë dal në qershor të vitit 2023.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.