
Dy kryetarët e komunave, ai i Suharekës dhe ai i Podujevës Shpejtim Bulliqi kanë debatuar plotë ironi dhe mospajtime me njëri tjëtrin në emisionin Dita e re në Kanal10.
Dy kryetarët njëri nga Vetëvendosja e tjetri nga AAK-ja kanë shfaqur mospajtime rreth përbërjes së bordit të Asocacionit të Komunave të Kosovës meqë Vetëvendosje po pretendon se i takon një vend në këtë bord pasi që tash udhëheq edhe me dy komuna veriore.
Sipas VV-së ata tash udhëheqin gjashtë komuna dhe duhet të kenë përfaqësues në Bordin e Asociacionit, aktualisht në këtë bord përfaqëson PDK, AAK dhe LDK.
Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka thënë se VV-ja duhet të pres zgjedhjuet lokale për të ndryshuar bordin e Asociacionit.
Por që sipas tij nëse dëshira e Vetëvendosjes është shumë e madhe për të hyrë në bord atëherë Muharremaj i thotë Bulliqit se do t’ia lirojë ai vendin.
“Ne nuk mundemi me i shut kur të dojmë dhe sa dojmë persona në bord, që ju ka mbetë merak juve të Vetëvendosjes jau lshoj vendin unë, sepse unë jam antarë I bordit aty edhe hajdeni knaqne cysh e keni knaq edhe vende tjera”, tha ai në Kanal10.