Politiko

Shpenzimet politike, Kryeziu: LDK e ka koston më të lartë për rrjete sociale

Gazeta10
10 Janar 2025 - 22:00

Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka thënë se janë duke i monitoruar shpenzimet e partive politike në rrjete sociale.

Bazuar në matjet e fundit, Kryeziu ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka koston më të lartë të shpenzimeve për rrjete sociale.

“Për momentin e udhëheq LDK me një kosto më të lartë për kandidatin dhe subjektin politik. Matja më e madhe është në facebook”, ka thënë Kryeziu.

Tutje, ai ka bërë me dije se pas LDK-së, kosto të larta për rrjete sociale kanë PDK-ja, AAK-Nisma.

Tek Vetëvendosja, Kryeziu ka theksuar se shpenzimet kanë filluar përgjatë dy javëve të fundit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.