Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthen Daçiq: I turpshëm dhe skandaloz vendimi i djeshëm për Kosovën në Këshillin e Europës

Gazeta10
28 March 2024 - 9:38

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se vendimi i Komiteti Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës është “i turpshëm dhe skandaloz”.

“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz, i cili shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës. sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht”, tha Daçiq, raportojnë mediat serbe.

Ai tha se vendimi kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

“Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, tha Daçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.