
Vendimi për dinarin ka nxitur reagimin e gazetarit serb nga veri i Mitrovicës, Branislav Kërstiq.
Sipas tij, Qeveria Kurti në mënyrë permanente po vazhdon t’i shkel të drejtat kolektive të serbëve në Kosovë, raporton gazeta10.
Në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10, Kërstiq vendimin për dinarin e ka quajtur fashist.
“Albin Kurti direkt është duke vazhduar me shkeljen e të drejtave kolektive të serbëve në shtetin e Kosovës dhe amerikanët nuk do ta lejojnë këtë të ndodh”, ka thënë Kerstiq.
Ai ka thënë se vendimi për dinarin nuk e ka prekur atë familjarisht, pasi as ai e as fëmijët e tij nuk marrin pagesa nga Serbia. /Gazeta10/
Deklaratën e tij të plotë e gjeni në video…