Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthen një bombolë gazi në Veternik, lëndohen dy persona

Gazeta10
13 December 2024 - 17:43

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot rreth orës 16:00 në Veternik dhe si pasojë janë lënduar dy persona.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje  ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes”./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
10 October 2026
Lajme
10 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.