
Të paktën 10 persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese, pasi ajo u shemb në orët e para të së dielës, si pasojë e shpërthimi në Marsejë të Francës.
Autoritetet franceze njoftuan se ende s’kanë informacione nëse ka viktima, derisa ministri i Brendshëm, Gerald Garmanin, tha se 100 ekipe të zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.
Siç raportoi “Pressherland”, s’u bë e ditur ende shkaku i zjarrit, ndërsa banorë të 30 ndërtesave janë evakuuar nga lokaliteti
Zona e ngushtë e reagimit ua ka vështirësuar punën ekipeve të shpëtimit.