Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthim tritoli në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme të shumta materiale

Gazeta10
08 December 2024 - 8:52

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një lokal në Lungomare të Vlorës në mëngjesin e kësaj të diele.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:30, ku në zonën e Lungomares është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Në mjediset e një bari (lokal) në verandë është vendos një sasi tritoli e cila ka shpërthyer duke sjellë deme të konsiderueshme materiale.

Orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar.

Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.