Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shpërthimet në veri, Hovenier thotë se dënon aktet e dhunës

Gazeta10
22 September 2023 - 18:15

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të vendit, për të cilat u shpreh i tronditur.

Hovenier tha se i dënon këto akte dhune, derisa u bëri thirrje “autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”.

Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, mjeti shpërthyes ishte një granatë dore ushtarake serbe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.