Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Shpifje të pastra’ – Osmani për artikullin e gazetarit gjerman, Michael Martens

Gazeta10
17 February 2026 - 21:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  në emisionin “Politiko” mes tjerash foli edhe për raportimin e gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe shkrimin e gazetarit Michael Martens.

E pyetur për këtë çështje, Osmani tha se nuk e ka përcjellë debatin në tërësi, por i cilësoi pretendimet si të pavërteta dhe shpifje.

“Nuk e kam përcjellë debatin. Ajo çka dua të them është se pretendimet e tij janë të pavërteta. Nuk janë opinion, kanë qenë shpifje të pastra,” u shpreh Osmani në “Politiko”.

Lidhur me rastin, javë më parë Presidenca e Republikës së Kosovës  reagoi ashpër ndaj raportimit të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ku pretendohet se presidentja Vjosa Osmani po përpiqet të sigurojë një mandat të dytë përmes, siç thuhet, “afërsisë demonstrative” me familjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Artikulli i FAZ, i publikuar  me autor gazetarin Michael Martens, përmend përfshirjen e Kosovës në nismën globale të Trumpit të quajtur “Bordi i Paqes”, duke pretenduar se ky veprim është ndërmarrë pa konsultim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.