Gazeta10

“Shqetësime të reja për stabilitetin në Kosovë”, Reuters: NATO po kërkon shtim të përhershëm të trupave

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters ka shkruar për deklaratën e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha dje në Prishtinë se Aleanca po e shqyrton shtimin e përhershëm të pranisë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të fundit.

NATO po kërkon një shtim më të përhershëm të numrit të trupave në Ballkanin Perëndimor për t’i mbajtur nën kontroll tensionet, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan Reuters

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut dërgoi qindra forca shtesë në Kosovë nga Britania dhe Rumania pas një beteje mes policisë dhe serbëve të armatosur të strehuar në një manastir, duke e kthyer një fshat të qetë në veri të Kosovës në një zonë lufte më 24 shtator.

“Tani po shqyrtojmë nëse duhet të kemi një shtim të përhershme për të siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë një konflikt të ri të dhunshëm në Kosovë apo në rajon më gjerë”, iu tha Stoltenberg gazetarëve gjatë një vizite në Kosovë.

Përleshja me armë në shtator shkaktoi shqetësime të reja ndërkombëtare për stabilitetin në Kosovë, e cila ka një shumicë etnike shqiptare dhe shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008 pas një kryengritjeje guerile dhe një ndërhyrjeje të NATO-s në vitin 1999, shkruan Reuters.

Rreth 50,000 serbë që jetojnë në veri të Kosovës nuk i njohin institucionet e Prishtinës dhe e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre. Ata janë përplasur shpesh me policinë e Kosovës dhe paqeruajtësit ndërkombëtarë, por dhuna në shtator ishte më e keqja në vite.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 1999, përfshin mbi 4,500 trupa nga 27 vende.

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
Screenshot 2023-11-30 205524
Visar Duriqi: Grupi që kreu grabitjen në Suharekë është një grup i organizuar kriminal
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
f12ab16a-8644-4120-a6d5-8e029a3a40e1
Skandal në Big Brother:Buci ia prek të pasmet Santianës
Sadiku
Sadiku: I vrari kishte qëndruar në shtëpi bashkë me fëmijët në Arbëri para neutralizimit