Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Shqetësuese dhe e frikshme” – Çollaku: As Osmani e as Kurti, nuk reaguan për rastin e Vehbi Kajtazit

Gazeta10
31 October 2024 - 21:46

Analisti politik, Adrian Çollaku në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka folur për rastin e gazetarit Vehbi Kajtazit, ku një “pajise e dyshimtë” është gjetur në njërën prej rrotave të veturës së tij.

Ai ka thënë se kjo është shqetësuese dhe e frikshme, duke shtuar se as presidentja Osmani dhe as kryeministri Kurti nuk reaguan për këtë rast.

“Kjo është shqetësuese dhe është mesazh i frikshëm, unë nuk e pash presidenten Vjosa Osmani, as kryeministrin Albin Kurti dhe as dike prej ministrisë së Brendshme të flas për këtë rast, nuk ka nevojë me majtë anë por me thënë duhet të hetohet deri në fund”, ka thënë Çollaku.

Tutje ai ka thënë se kjo është një vazhdimësi e sulmeve që u bëhet mediave nga kryeministri.

“Vehbi Kajtazi thotë se ka një letër që Prokuroria ia ka dërguar, nuk po flasim për një rast që ka ndodhur në 4 vite, por kjo është një vazhdimësi e sulmeve që u bëhet mediave vazhdimisht nga kryeministri”, ka thënë Çollaku. /Gazeta 10/ 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.